E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mosha dixhitale, Shqipëria në vendin e 108, pas Afrikës

Shqipëria renditet në vendin e 108 nga 127 vende në listë duke mos bërë asnjë hap përpara sa i përket teknologjisë së informacionit. Të dhënat janë bërë të ditura nga studimet e fundit të Forumit Ekonomik Botërore mbi Teknologjinë e Informimit dhe janë prezantuar sot nga Nënsekretari për programin në Partinë Socialiste, Ervin Bushati.

Bushati premtoi se në programin e ri qeverisës të Partisë Socialiste parashikohet një infrastrukturë dhe teknologji informacioni tërësisht në shërbim të ekonomisë dhe të sipërmarrësit shqiptar. Një ditë më parë, gjatë prezantimit të bilancit pozitiv të qeverisë për periudhën 1 janar-1 gusht 2008, Kryeministri Sali Berisha veçoi hapat përpara që ka bërë vendi drejt projektit të moshës dixhitale. Kreu i Qeverisë siguroi se shpejtësia e rritjes së përdoruesve të tij dhe shtrirja e procedurave dixhitale këto 7 muaj është shumë herë më e madhe se sa gjatë vitit të kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›