Pakujdesia shkrumbon dy shtëpi
Dy zjarre të mëdha kanë djegur sot dy shtëpi në rrethin e Korçës. Zjarri i parë është evidentuar në fshatin Pojan në shtëpinë e Feit Lëngut ku është djegur një pjesë e godinës. Shkaku ka qenë vënia e zjarrit nga dy fëmijë të vegjël 6 dhe 7 vjeç me inicialet K.SH dhe K.L nga ky fshat, të cilët ishin duke luajtur pranë kësaj banese. Ata kanë ndezur shkrepëse dhe zjarri ka mundur të kapë bazën ushqimore të bagëtive e cila është ngjitur me banesën e shtëpisë.
Ndërkohë zjarri tjetër është evidentuar në fshatin Kuç i Zi, të komunës Bulgarec në banesën e Enver Nasufit. Këtë herë shkaku ka qenë një furnelë me bombol gazi, e cila nga pakujdesia është lënë e hapur dhe për pasojë ka pasur dëme materiale dhe një pjesë godinës është djegur. Fatmirësisht në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëset të cilat kanë ndihmuar në shuarjen e shpejtë të zjarrit.