“Do të ulim prodhimin e naftës”
Autori i Lajmit: red.
Ministri iranian i Naftës, Golamhosein Nozari, ka deklaruar se vendet anëtare të OPEK-ut duhet të zvogëlojnë prodhimin e arit të zi me dy milionë fuçi në ditë, për shkak të rënies së vazhdueshme të çmimit. Komentet e Nozarit vijnë pasi çmimi i naftës gjatë së enjtes ka rënë me gjashtë për qind, duke shkuar në 66.75 dollarë për fuçi, që është niveli më i ulët në 16 muajt e fundit. Nozari është shprehur në Vjenë, ku të premten do të mbahet takimi i OPEK-ut, se organizata duhet të balancojë tregun dhe ka shtuar se shkalla e rënies së kërkesave është e volitshme për zvogëlimin e prodhimit të naftës. OPEK merr pjesë me madje 40 për qind në prodhimin botëror të naftës dhe numëron 13 vende anëtare, përfaqësuesit e të cilave në takimin e së premtes do të shqyrtojnë kuotat e prodhimit për tremujorin e katërt. Analistët presin që prodhimi do të ulet për të paktën një milion fuçi në ditë. Nafta më 11 korrik të këtij viti arriti nivelin rekord, kur kushtonte 147,27 dollarë për fuçi. Kërkesat për benzinë në SHBA në katër javët e kaluara ishin mesatarisht 8,8 milionë fuçi në ditë ose 4,3 për qind më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rezervat e naftës janë të larta, pasi disa nga vendet anëtare të OPEK-ut, i cili prodhon gjithsej 32,2 milionë fuçi të arit të zi në ditë, kanë probleme me shitjen e saj si pasojë e krizës financiare që po mbretëron në botë.
Ky lajm është publikuar: 24/10/2008