Moska kërkon ndalimin e programeve të USAID-it
RUSI - Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar planet për t'i dhënë fund operacioneve të Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID - në Rusi, me kërkesën e Moskës.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, u tha gazetarëve të martën se Rusia ka dërguar një letër javën e kaluar se nuk ka më nevojë për ndihmë amerikane.
USAID ka punuar në Rusi që nga rënia e Bashkimit Sovjetik 20 vjet më parë, duke luftuar SIDËN dhe tuberkulozin, duke ndihmuar personat me aftësi të kufizuara, për mbrojtjen e kafshë të egra dhe luftimin e trafikimit të njerëzve. Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar gjithashtu nxit demokracinë, respektin për të drejtat e njeriut dhe të shoqërisë civile.
Zëdhënësja Nuland nuk e kritikoi veprimin e Kremlinit, por tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se Rusia do të marrë përgjegjësinë e plotë për të vazhduar me punët që deri tani janë kryer me ndihmën e USAID-it.
(a.k/voa/BalkanWeb)