E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet një ndër trafikantët më të kërkuar të drogës

VENEZUELË – Daniele Barrera, me pseudonimin i ‘cmenduri’, një ndër trafikantët më të kërkuar të drogës është arrestuar në Venezuelë.

Në operacion për të arrestuar kolumbianin Barrera, përveç autoriteteve vendase morën pjesë edhe CIA bashkë me Shërbimet Sekrete Britanike.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti kolumbian Juan Manuel Santos

Daniele Barrera u kap në kufirin venezuelian, në San Cristobal. Barrera ishte një ndër trafikantët më të kërkuar kohët e fundit në të gjithë botën. Britania e Madhe për arrestimin tij kishte vendosur një shumë prej 5 milion dollarë.

(a.k/BallkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›