E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Parlamenti përjashton debatin pas Samitit të NATO

Parlamenti i Maqedonisë ka përjashtuar debatin lidhur me situatën politike në vend pas Samitit të NATO-s në Çikago.

Partitë opozitare kanë kërkuar debat parlamentar për të analizuar dhe vlerësuar bllokimin e proceseve euroatlantike dhe dështimin e radhës në Samitin e Aleancës, ku nuk pati sinjale optimiste për dhënien e ftesës për anëtarësim.

Partitë opozitare maqedonase menjëherë pas Samitit të Çikagos dorëzuan kërkesën e tyre në Parlament për të mbajtur seancën urgjente me temën “Definimi i planit të ardhshëm dhe aktiviteteve të kreut shtetëror për plotësimin e prioriteteve në planin e integrimeve euroatlantike, pas Samitit të NATO-s”.

Kryeparlamentari Trajko Veljanovski ka theksuar mbrëmë në takimin bashkërendues me partitë politike parlamentare se nuk është adekuate që në adresë të deputetëve dhe Parlamentit të dorëzohen kërkesa nga zyrat partiake. Ai ka theksuar se opozita po dëmton mekanizmat për realizimin e dialogut politik parlamentar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›