Moska paralizohet nga tymi, trafiku ajror në kaos
Edhe pse trafiku ajror botëror nuk e ka marrë ende veten nga ankthi i vullkanit islandez, do t’i duhet të përballet me një tjetër situatë alarmante. Retë e mëdha të tymit dhe smogut kanë çuar në krizë aeroportet e kryeqytetit rus. Sipas Rosavia-s, enti që rregullon trafikun ajror lokal janë më shumë se 40 fluturime që nuk mundën të kryheshin nga aeroportet e Domodedovos e Vnukovos, ndërsa në Mentre a Sheremetevo, pavarësisht shikueshmërisë shumë të ulët uljet e avionëve janë kryer rregullisht. Në aeroportet në vështirësi, avionët në vështirësi uljeje u devijuan për në aeroportet e tjera. Pavarësisht angazhimit të 162 mijë zjarrfikësve dhe ushtarëve, gjendja vazhdon të mbetet e rëndë. Tymi ka pushtuar Moskën dhe shikueshmëria është reduktuar deri në 50 metra lartësi. Edhe monumentet më të njohura në qytet nga Kremlini, te Kisha Ortodokse mund të shikohen vetëm në pak metra largësi, të fshehur mes mjegullës toksike. “Problemi është se shumë prej avionëve për fluturime të brendshme nuk janë certifikuar për uljen e asistuar elektronike”. Ndërkaq, qeveria po kërkon të administrojë situatën emergjente me të gjithë burimet në dispozicion. Po ashtu është kërkuar edhe ndihma e qytetarëve. Ministri rus për emergjencat u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve që kanë shkatërruar zona të mëdha të Rusisë Qendrore e që u kanë marrë jetën 52 personave. Për shkak të tymit të dendur qytetarëve u është kërkuar që të mos dalin nga shtëpitë. Ndërkaq, edhe dje temperatura në vend ka qenë rreth 40 gradë Celsius. Por sipas meteorologëve, priten lajme të mira. Shira lokalë dhe një ulje temperaturash prej 2-3 gradësh që mund ta qetësojnë disi situatën e rënduar së tepërmi në vend.
#