E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në vendbanimet serbe mjekët vazhdojnë të punojnë pa licenca

Mjekët po vazhdojnë të punojnë pa licenca në vendbanimet serbe, me gjithë faktin se ushtrimi i veprimtarisë së palicencuar mjekësore është i ndaluar. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë është e vendosur që në tërë territorin e vendit ta zbatojë Ligjin për shëndetësinë.

Ministri, Ferid Agani, thotë se do të licencohet personeli mjekësor i komunitetit serb, i cili ka punuar deri tashti pa to, transmeton KTV.

“Kemi shembuj pozitivë që një numër i konsiderueshëm i punëtorëve shëndetësorë të komunitetit serb në komunat e Gracanicës, Shtërpces, Ranillugut dhe Kllokotit ka aplikuar për licencim në Ministrinë e Shëndetësisë” ka thënë Agani nëpërmjet përgjigjes elektronike.

Ministri nuk është i sigurt se ç’do të ndodhë me mjekët që punojnë në veri të Mitrovicës. Ndërkaq, Time Kadriaj, thotë se gjersa ajo ishte në krye të Inspektoratit Shëndetësor e kishte të pamundur t’i kryejë inspektimet nëpër këto institucione serbe./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›