Centrali bërthamor, PS kundër. Baraj: Mungesë transparence nga qeveria
Ideja për ngritjen e një centrali bërthamor has në kundërshtimin e socialistëve. Pak ditë pas publikimit në mediat italiane të njoftimit për ndërtimin e nje reaktori bëthamor në Shqipëri, deputeti Besnik Baraj akuzon qeverinë për mungesë transparence. Ai shprehet se iniciativa të tilla duhet të kalojnë përmes një procesi referendumi, ndërsa rradhit arsyet pse kjo ide nuk duhet vënë në jetë.
“Inisiativa kaq të rëndësishme në cdo vend demokratik realizohen pas një konsulte të gjerë me komunitetin. Duke qenë i pari central ai duhet të kalojë në një proces referendumi kombëtar. Nga pikpamja ligjore kjo e drejtë buron nga vetë legjislacioni shqiptar pas ratifikimit të konventës së Ahrusit vite më parë. Ka shumë të ngjarë po u projektua ky reaktor do të bëhet në zonën bregdetare. Kjo do të thotë që vija jonë bregdetare të përmbajë industritë më ndotëse dhe me një rrezik më të madh përsa i përket impaktit në mjedis sikurse janë; fabrikë cimento në Lezhë, TEC-e me qymyr në Durrës etj, Park industrial pas prerjes së pyllit të sodës në Vlorë dhe diku reaktori bërthamor. Shqipëria nuk është një vend favorit për një ndërtim të tillë, pasi nuk disponon kapitale financiare, nuk disponon kapacitete profesionale shkencore dhe së fundi nuk disponon kuadrin e nevojshëm ligjor” tha Baraj.
Baraj thotë se ngritja e nje reaktori bërthamor është e pavend, në një kohë që vendi ynë ka shumë burime hidrike dhe kur po punohet për ngritjen e TEC-eve me gaz, ndersa kërkon nga kryeministri të zbulojë arsyet e ndertimit të një vepre të tillë.
“Ne nuk jemi për zhvillim spontan të vendit. Në strategjinë e zhvillimit energjitik të miratuar pak vite më parë nuk është bërë fjalë për burime të energjisë atomike. Shqipëria ende nuk ka shteruar burimet e saja hidrike ato eolike dhe ngritjes së TEC-ve me gaz. A mund t’i thotë zoti Berisha popullit shqiptar cila është arsyeja që në krahasim me sllovenët, kroatët, maqedonasit apo malazezët, ne tregohemi kaq të zellshëm për të pranuar në territorin tonë industri nga më ndotëset, nga më të rrezikshmet në rast aksidentesh dhe me kapacitete shumë më tepër se nevojat e brendshme? Cila është aresya që kërkohet të kthehet Shqipëria në një kosh mbeturinash toksike? Shkoni e shihni Krujën si është katandisur! Pamje të ngjashme do ketë nesër tërë vija jonë bregdetare” tha Baraj. < I mëparshmi