E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, rrëzohet projektligji për martesën homoseksualëve

Ligjvënësit francezë kanë hedhur poshtë një projekt-ligj të paraqitur nga Partia opozitare Socialiste, që kërkon legalizimin e martesës së personave të gjinisë së njëjtë.
 

Me gjithë mbështetjen në rritje të publikut për të drejtat e homoseksualëve, asambleja kombëtare franceze e hodhi poshtë këtë projektligj me 293 vota kundër dhe 222 vota pro.
 

Votimi reflekton kundërshtimet ndaj martesës së homoseksualëve në mesin e qeverisë konservative të presidentit Nikolas Sarkozi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›