E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes, pushojne reshjet, disa komuna ende te bllokuara

KUKES- Mungesa e reshjeve të dëborës në 24 orët e fundit ka ndikuar në përmirësimin e ndjeshëm të situatës në akset kryesore rrugore të qarkut të Kukësit në verilindje të vendit. Ndërkohë që situata paraqitet më e rënduar në akset rrugore rurale të kësaj zone.Komunat Arren dhe Zapod janë të bllokuara si shkak i trashësisë së borës mbi 50 cm. Rrugët janë të kalueshme por vetëm me zinxhirënë akset Qafë Mali-Qafë Shllak-Kukës-Morinë. E njëjta situate edhe në Rruga Fierzë-B.Curri-Morinë, Krumë-Qafë Prush dhe Krumë-Kukës të cilat janë të kalueshme vetëm me zinxhire.Në rrethin e Tropojës i cili përfshihet në qarkun e Kukës janë të bllokuara komuna Lekbinaj dhe pjesërisht rruga B. Curri-Valbonë, ndërsa ka probleme me ndërprerjet e energjisë në Has dhe Shishtavec, si shkak i rëndimit të telave nga dëbora.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›