Moskë, protesta masive kundër Putin
Protesta masive janë zhvilluar në Moskë kundër presidentit të posa inauguruar, Vladimir Putin.
Mijëra vetë kanë marrë pjesë sot në një marsh të paparalajmëruar në Moskë, në shenjë proteste.
Opozita shpalli se shëtitja paraqet solidaritet për viktimat e goditjeve policore, përfshirë edhe personat e arrestuar, në demonstratën kundër inaugurimit të Putinit, më 7 maj, transmeton REL.
Shumë demonstrues bartnin shirita të bardhë në mbështetje të lëvizjes për demokraci, që është goditur nga të metat në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, gjatë gjashtë muajve të kaluar.
Radio Evropa e Lirë ka raportuar se policia nuk ishte përpjekur ta shpërndajë turmën ose të ndërhyjë në marshim. /Evropa e Lirë/
Përgatiti: E.L