E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Reforma zgjedhore do të mbyllet në kohë

Zonja Topalli tha se edhe integrimit i vendit po ecën në rrugën e duhur pasi një numër i madh i ligjeve me 3/5 janë miratuar.    

"Jam optimiste që dhe reforma zgjedhore do të finalizohet shumë shpejt, ndërsa reforma parlamentare do të mbyllet në pak ditë. Asgjë nuk kemi marrë dhuratë në historinë tonë. Për meritë, do të bëjmë një hap tjetër, do të hapim një stacion tjetër në historinë tonë drejt BE-së", tha ajo gjatë një takimi me Federalistët e Rinj Europianë "JEF", në kuadër të Muajit të Evropës.

Duke folur për ndryshimet që Shqipëria ka bërë 20 vitet e fundit, kryetarja Topalli tha se për lirinë duhet të punosh dhe të mendosh çdo ditë, duhet ta ushqesh sepse "Liria funksionon".   Ajo tha se në Kuvendin e Shqipërisë gjatë kësaj periudhe, pas marrëveshjes së 14 nëntorit, po punohet në të gjitha komisionet parlamentare nga mazhoranca dhe opozita për të kaluar ligje që janë reforma, të cilat kërkojnë 3/5.

Ndërkaq Federalistët e Rinj Evropian u shprehën se puna e Kuvendit është gur themeli për integrimin evropian të Shqipërisë, ndërsa theksuan se Shqipëria ka bërë hapa të dukshëm në agjendën evropiane dhe  shpresojnë që këtë vjeshtë vendi të marrë statusin e vendit kandidat, një proces ku rinia do të luajë rolin e saj. /Start/

                                                                                             2012-05-13 12:15
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›