E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosmarreveshja e Kadarese nje liber-orakull

/ /

Kjo sepse autori nuk percon vetem nje kumt permes vepres se tij. E tille eshte edhe vepra Mosmarreveshja vepra e tij me e fundit e cila dje mblodhi shkrimtare e studiues per te folur rreth saj. Me rastin e 75-vjetorit te lindjes se shkrimtarit te madh shqiptar shtepia botuese Onufri dhe Pen Qendra e Shqiperise zhvilluan nje takim per te diskutuar mbi sproven letrare te Ismail Kadarese Mosmarreveshja. Referues te ndryshem sollen kendveshtrime te ndryshme rreth kesaj vepre e cila nuk mund te mos turbulloje ujerat. Gjuhetari Xhevat Lloshi preferoi te qendroje brenda fushes se vet dhe ta shohe Mosmarreveshjen si nje fenomen gjuhesor. Per Lloshin vepra e Kadarese nuk ka neologjizma por eshte e gjitha nje neologjizem ne letersine letrare. Duke iu referuar gjithe vepres se tij ai tha se Kadare e beri gjuhen shqipe me te pasur me te bukur me te lire. Ne sproven e tij ai nuk mund te menjanoje edhe ceshtjen e shumeperfolur te rishikimit te standardit te gjuhes shqipe. Per kete ceshtje Kadareja shprehet se tentativat per te ndryshuar standardin do te na kthenin mbrapa. Por nuk mund te mos u kunderpergjigjet edhe atyre qe e lidhin standardin me vullnetin e ish-diktatorit. Kadareja thote se ti veshesh ish-diktatorit aktin e krijimit te standardit eshte nje merite qe nuk i takon. Kritiku Josif Papagjoni e sheh kete sprove si nje letrarizim te historise shqiptare. Ai thekson faktin qe ne kete veper shkrimtari shfaqet i hidheruar plot meri cka i lind kunder kindave pseudove snobeve llafazaneve atyre qe duan te cmitizojne Skenderbeun qe duan ti ngrene lavde Haxhi Qamilit dhe qe perdhosin cdo vlere te mire. Ndersa Maks Velo e sheh Kadarene si nje orakull. Nese rendom ndodh qe veprat shkruhen pasi ndodhin ngjarjet Kadare i shkruan ato perpara se te ndodhin. Velo rendit vepra si Gjenerali i ushtrise se vdekur Emblema e dikurshme Viti i mbrapshte e se fundmi Mosmarreveshja ku na thekson se problemi me i madh i shqiptareve eshte mosmarreveshja me veten. Ismaili ka nje fuqi magjike. Ai parashikon se cdo te ngjase. Libri i fundit eshte nje paralajmerim per te gjithe ne qe te behemi me qytetare e te respektojme ligjin tha Velo.
Per botuesin Bujar Hudhri edhe pse nuk eshte nje veper mirefilli letrare lexuesi e shqiptar e ka mirepritur kete veper. Sipas tij gjate 15 viteve te bashkepunimit me shkrimtarit kjo eshte nje nder ato vepra te rralla per te cilat vete autori ka shfaqur nje padurim te madh per ta botuar. Sipas Hudhrit Kadare ka punuar mbi te per vite me radhe dhe nuk e ka ndare nga dora deri ne diten qe iu ofrua lexuesit ne Panairin e Librit Tirana 2010. Madje deri diten e fundit ai ka bere retushime. Po sipas Hudhrit pas nje apo dy muajsh do te dale botimi i dyte i Mosmarreveshjes te cilin shkrimtari e ka rishikuar dhe e ka pasuruar me fakte te reja cka do te thote se edhe diskutimi mbi kete veper nuk mbaron ketu. Ky liber ishte i nevojshem per publikun shqiptar per permbajtjen dhe per kontekstin kur doli dhe lexuesi e mirepriti... ky liber do te luaje nje rol te madh ne emancipimin e politikes dhe filozofise shqiptare tha botuesi. Takimin e mbremshem e mbylli studiuesi Sadik Bejko kerkimet e te cilit Kadare i ka cituar dhe analizuar ne vepren e tij. Pa dashur te zgjatej Bejko shprehu kenaqesine qe shume prej te pranishmeve e kishin lexuar vepren e Ismail Kadarese si nje program pune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›