Tentohet vjedhja e bankomatit
VLORE - Persona ende te paidentifikuar kane tentuar te vjedhin me thyerje bankomatin ne oborrin e spitalit rajonal te Vlores. Nderhyrja e rojes se spitalit ka bere qe vjedhesit te largohen pa perfunduar "goditjen" e planifikuar. Sporteli eshte i vendosur ne katin e pare ne krahun perendimor te godines se spitalit. Policia tha se dera qe me pare te conte ne urgjence eshte shqyer me mjete te forta hekuri, ndersa pas kesaj eshte tentuar hapja e bankomatit. Kjo eshte hera e dyte qe tentohet te vidhet sporteli bankar brenda spitalit te Vlores. O.H
Vrau vellane e kunatit, 16 vjet burg
VLORE - Gjykata e Rrethit te Vlores vendosi dje te denoje me 16 vjet e 8 muaj burgim Arben Cinxon, i akuzuar per vrasjen e vellait te kunatit te tij Shyqyri Korabi dhe per tentativen e vrasjes se kunatit. Togat e zeza e cilesuan Cinxon "fajtor", por vendosen te bejne nje "konto" ne krahasim me 25 vjet qe u kerkuan nga perfaqesuesit e akuzes. Kjo pasi, sipas gjyqtareve te ceshtjes, Cinxo ka pranuar autoresine dhe ka treguar pendim per krimin e kryer. Nderkohe si mbrojtja ashtu edhe akuza kishin rene paraprakisht dakord qe i pandehuri ka pasur edhe shqetesime mendore, cka eshte marre ne konsiderate nga trupi gjykues. O.H