"Vrasesi" i vellait, drejt spitalit te burgut
Kastriot Gorani, personi qe akuzohet per vrasjen e vellait te tij nuk mund te qendroje ne dhomat e paraburgimit te komisariatit te ketij qyteti. Shkak eshte mungesa e kushteve ne dhomat e paraburgimit per personat me shqetesime mendore. Ndonese prej kater ditesh ai eshte trajtuar me ndihme mjekwsore dhe medikamente per semundjen e tij nervore, ai nuk mund te qendroje me gjate ne keto ambiente. Sipas burimeve nga institucioni i paraburgimit, jane marre masat per perpilimin e dokumentacionit perkates. Atij i eshte bashkangjitur epikriza e firmosur nga mjeku i paraburgimit dhe specialiste te tjere dhe jane derguar ne Ministrine e Drejtesise, duke kerkuar transferimin e Goranit prane nje spitali burgu ne vend.
Te njejtat burime pohojne se dhoma ku qendron aktualisht i akuzuari per vrasjen e te vellait, i dyshuar si i semure mendor, nuk i ploteson kriteret per qendrimin e tij. Dhoma, edhe pse eshte individuale, nuk ka veshjet perkatese ne mure, cka ve ne rrezik demtimin e te paraburgosurit. Nga specialistet eshte konsideruar "e rrezikshme" edhe prania e shtratit metalik, ndersa medikamentet per kurimin e tij jane te veshtira per te siguruar, per shkak te kostos se tyre te larte. Deri me sot medikamentet e nevojshme per qetesimin e tij pjeserisht jane sjelle prej familjareve dhe nje pjese jane siguruar nga mjeku i paraburgimit, por kjo nuk mund te vazhdoje gjate. Ngjarja per te cilen mbahet ne qeli Kastriot Gorani ndodhi kater dite me pare ne fshatin Vokopole te rrethit te Beratit. Ai akuzohet se, pas nje grindje me te vellane, e qelloi me sepate duke i marre jeten.
Eriola Hazizolli