E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci, "Qytetar Nderi" i Vlores

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, u shpall "Qytetar Nderi" i Vlores, nga Keshilli Bashkiak i ketij qyteti. Titulli i propozuar nga bashkia e Vlores pak kohe me pare, u miratua dje unanimisht nga te gjithe anetaret e Keshillit Bashkiak. Kryebashkiaku i Vlores, Shpetim Gjika, tha se "ky titull eshte mirenjohje nga qyteti i pavaresise per kryeministrin Thaci". "Titulli eshte dhe shenje respekti e popullit te Vlores ndaj nje nga figurave me te shquara qe kane luftuar dhe po punojne per pavaresine e Kosoves". Votimi i titullit u fut dje ne rendin e dites se mbledhjes. Dje ishte dhe pervjetori i 31 janarit 1997 kur u vrane tre ushtaret e pare te Ushtrise Clirimtare te Kosoves qe Thaci drejtonte atehere. Ne mbledhjen e djeshme u publikua fakti se kryeministri Thaci u njoh me vendimin dhe ka premtuar te vije ta terheqe personalisht ne qytetin e Vlores.
Keshilli Bashkiak duke argumentuar titullin per Thacin, theksoi se propozohej nga PD dhe PS ne unanimitet. Ata e cilesuan kryeministrin e Kosoves si "nje figure-simbol i perpjekjeve te popullit shqiptar te Kosoves per pavaresi; eshte simbol i heroizmit, shpirtit te lire, demokratik e intelektual te popullit te tij dhe nje faktor i rendesishem ne zhvillimet politike e diplomatike per finalizimin e statusit te Kosoves me pavaresine e saj te afert".
Eltar Deda per grupin e keshilltareve te PS dhe Agron Sharra per PD-n-, theksuan se "si perfaqesues te popullit te Vlores, i cili mban mbi vete peshen e madhe historike te shpalljes se pavaresise Kombetare te Shqiperise 95-vjet me pare, ndjejme sot detyrimin moral dhe patriotik per te kerkuar, ne prag te dites se madhe te pavaresise se Kosoves, vleresimin me titullin me te larte qe mund te jape ky parlament vendor, shpalljen e Hashim Thacit, Qytetar Nderi te Vlores".
"Jane pikerisht keto dy momente ne historine e kombit shqiptar, vijonte deklarata, - shpallja e Pavaresise se Shqiperise ne vitin 1912, pas se ciles Kosoven dhe pjese te tjera te trungut shqiptar i lane jashte trojeve etnike, dhe shpallja e pavaresise se Kosoves ne 2008, qe lidhin fuqishem vellezerit e nje gjaku e te nje gjuhe, per te vendosur dhe nje tjeter komunikim shpirteror, me shpalljen e z.Hashim Thaci, Qytetar Nderi i Vlores". O.Hila

JETESHKRIMI
Kush eshte Hashim Thaci:
Eshte lindur ne Buroje, Skenderaj te Kosoves ne 24 Prill 1968.
Jeton ne Prishtine; eshte i martuar dhe ka nje femije (djale).
Eshte diplomuar ne Fakultetin Filozofik, dega Histori ndersa ka perfunduar studimet pasdiplomatike ne Universitetin e Zyrihut per Histori Juglindore dhe Marredheniet Nderkombetare.
Njeh gjuhet gjermanisht dhe anglisht.
Ishte nje nga drejtuesit kryesor te UCK-se dhe per pjesemarrje ne radhet e saj gjykata serbe, ne vitin 1997 e denoi me 10 vjet heqje lirie.
Ka pasur nje karriere te pasur politike e diplomatike:
Ne janar 1999, drejtor i Drejtorise Politike te UCK-se
Ne mars 1999 perzgjidhet nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Medlin Ollbrajt, si perfaqesues i klases politike kosovare per te firmosur Marreveshjen e Rambujese.
Ne 10 tetor 1999 themelon Partine Demokratike te Kosoves
Ne vitin 2000 u caktua Kryeminister i Qeverise se Perkohshme te Kosoves
Ne nentor 2007 fiton zgjedhjet politike ne Kosove nen siglen e PDK dhe behet Kryeminister i Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›