E Shtunë, 31 Tetor 2026

Birmani, Su Ki udhëton jashtë qytetit

Liderja birmaneze pro-demokracise, Aung San Su Ki ka udhetuar jashte qytetit te saj Rangun për te paren here qe nga lirimi prej arrestit shtepiak 7-vjeçar. Laureatja e Nobelit te Paqes, mbërriti me avion në qytetin e tempullit të lashtë Bagan me disa prej kolegëve të saj të ngushtë për një vizitë katër-ditore. Ajo udheton bashke me njerin prej djemve të saj, që mbërriti nga Britania një ditë më parë. Aung San Suu Kyi deklaroi se udhëtimi i saj privat nuk do të përfshijë politikën.

E liruar pa kushte, Su Ki eshte teorikisht e lire te udhetoje. Qeveria ka paralajmeruar se do te kete kaos nese ajo tenton te grumbulloje mbeshtetje publike dhe se ekziston nje fare frike per sigurine e saj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›