Zbulimi i financimit te sulmeve terroriste i rendesishem per gjetjen e autoreve

Ne kuadrin e 10 vjetorit te sulmeve terroriste te 11 shtatorit i hedhim nje veshtrim luftes se fshehte ndaj terrorizimit qe Shtetet e Bashkuara vazhdojne ta kryejne jo me me gjakderdhje por permes informacioneve dixhitale dhe nga llogarite bankare.
Zyrtartet qe merren me luften kunder krimit dine nje menyre per te kapur kriminelet permes llogarive te tyre bankare. Por edhe pse sulmet terroriste te 11 shtatorit ne New York e ndryshuan konceptin per kriminelet ato nxiten fillimin e nje tjeter lloj lufte asaj qe zhvillohet permes kamerave te survejimit dhe te dhenave kompjuterike.
Mathew Levit eshte drejtor per programin e kunderterrorizmit dhe zbulimit ne Institutin e Washingtonit
Lufta ndaj burimeve financiare per vende te ndryshme duket se eshte nje menyre e efektshme per prishjen e aktiviteteve te armiqve tane.
Pas 11 shtatorit u be e qarte se terroristeve u nevojitej jo vetem ideologjia ne kryerjen e sulmeve. Zbulimi amerikan filloi te kombinonte te dhenat vezhgoi zakonet e tyre te udhetimit komunikimet elektronike dhe transaksionet bankare.
Ne se dikush dergon para kjo ka nje domethenie. Kjo nuk ka te beje me rendesine e personit qe merr para por tregon se ai eshte ndermjetes ne nje veprim te rendesishem. Pra mund te ndjekesh transferimet e parave dhe ne fund gjen burimin dhe destinacionin e tyre.
Per te bere kete SHBA krijuan nje agjenci te re brenda Departamentit te Thesarit. Stuart Levey i Keshillit per Marredhenie me Jashte ka qene Drejtor i Sektorit per Terrorizimin dhe Zbulimin Financiar.
Kjo eshte agjencia e pare ne bote brenda nje ministrie financash e cila ka nje sektor te posacem per zbulimin. Kjo tregon per rendesine e madhe qe ka zbulimi financiar.
Qe nga ajo kohe agjencia ka mesuar se parate qe u deshen per kryerjen e sulmeve terroriste te 11 shtatorit rreth gjysem milione dollare u transferuan nga banka evropiane dhe te Lindjes e Mesme per rrembyesit e avioneve ne Shtetet e Bashkuara. Nje pjese e informacioneve erdhi nga nje banke ne Bruksel e njohur si SWIFT ose Shoqata Boterore per Telekomunikacionin Financiar.
Duke perdorur keto te dhena qeveria amerikane urdheroi ngrirjen e pasurive te grupeve dhe individeve qe dihet se kishin lidhje me grupe terroriste. Ato gjithashtu cuan ne kapjen e operativeve te Al Kaides perfshire personin e njohur me emrin Hambali i cili ishte ideatori i sulmeve me bombe te 11 shtatorit te vitit 2002 ne nje pike pushimi ne Bali.
Njerezit mendonin se ne ishim duke kombinuar informacione dhe se po i vleresonim ato si te donim. Ne fakt ne kishim kryer kontrolle teper te kujdesshme.
Arritja me e rendesishme ne luften kunder terrozimit ndodhi ne muajin maj kur komandot amerikane vrane Osama Bin Ladenin ne nje kompleks privat ne Pakistan. Zyrtaret amerikane thone se informacioni i siguruar gjate sulmit provoi se Al Qaida eshte ne veshtiresi financiare.
Osama Bin Ladeni ishte nje udheheqes karizmatik ai ishte i rendedishem per financimin e organizates per rekrutimin e anetareve dhe per unitetin e grupit pra vrasja e tij ishte nje arritje e jashtezakonshme dhe nje zhvillim teper i rendesishem ne luften kunder Al Kaides. Por mbetet akoma eliminimi i rrezikut te organizates.
Kjo per arsye se grupet terroriste vazhdimisht ndryshojne sipas kushteve. Disa prej tyre jane shnderruar ne grupe te kontrabandes se droges dhe rrembimeve per financimin e operacioneve e tyre. Dhe ndersa parate jane duke u mbaruar tani vihet re prirja per kryerjen e sulmeve me te vogla dhe me pak te kushtueshme.
Pavaresisht nga madhesia Matt Levitt thote se kerkimi i burimeve financiare te terroristeve eshte i vlefshem.
shte e vertete se cdo sulm eshte relativisht jo i kushtueshem por mbetet nje mit kjo thenie dhe se gjetja e burimeve financiare per sulmet terroriste nuk eshte e efektshme. Ne fakt ndodh e kunderta. Ne se nevojiten 5 mije dollare edhe ne se kjo nuk eshte nje shume e madhe ato jepen per nje arsye pra ne kemi gjetur nje burim.
Por kjo nuk do te thote se nuk ka per te patur me sulme terroriste. Ekspertet thone se perpjekja per ndalimin e financimit per nje ideologji qe synon vrasjen e njerezve te pafajshem do te kerkoje vigjilence te vazhdueshme perkushtim dhe bashkepunimin e botes ne vitet qe do te vijne.