E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mosmarrëveshjet të zgjidhen brenda kuadrit ligjor”

22-06-2011 / Gazeta 55

Komisioneri për Zgjerim e BE-së, Stefan Fyle

Bashkimi Evropian përsërit dhe njëherë mesazhin se integrimi i Shqipërisë, është më i rëndësishëm se tendenca e politikës për “konflikte” absurde me qëllim ardhjen në pushtet me vendimmarrje në tavolinë dhe jo me vullnet të popullit. Komisioneri për Zgjerim e BE-së, Stefan Fyle nxit politikën shqiptare të zgjidhë ngërçin politik, e të punojë për plotësimin e rekomandimeve të BE-së. Në një konferencë për shtyp përkrah ministrit të jashtëm të Malit të Zi, i pyetur për Shqipërinë Stefan Fyle kërkoi bashkëpunim mes palëve politike, për të zgjidhur mosmarrëveshjet nëpërmjet kuadrit ligjor.
“Ne do të japim opinionin për statusin e kandidatit për Shqipërinë. Lidhur me këtë, Shqipëria duhet të plotësojë 12 rekomandime. Deri tani, nuk shoh ende që ngërçi politik të jetë zgjidhur, por shpresoj, se të dyja palët do të gjejnë terrenin e duhur për të zgjidhur mosmarrëveshjet brenda kuadrit ligjor, në mënyrë që të na lejojnë të fokusohemi te axhenda evropiane”,  ka theksuar Fyle.
Një ditë më parë këshilli i ministrave të jashtëm të BE, kërkoi uljen sa më parë të palëve politike në dialog, dhe zgjidhjen e situatës në vend.
Këshilli i ministrave nxiti opozitën të bëhet pjesë e miratimit të reformave kryesore në Parlament. Mesazhi i Brukselit është shumë i qartë dhe konciz: opozita duhet të kthehet në Parlament për të kontribuuar në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Edhe pse s’priten shumë surpriza në ndryshimin e kursit politik nga Edi Rama, ajo që është e sigurt, është se, në kushtet kur politika kërkon të “luajë” me fatet e integrimit të vendit, atëherë kostoja bie direkt mbi shefin e opozitës si dhe bashkëpunëtorët e tij, të rreshtuar në linjën anti-evropiane dhe anti-perëndimore.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›