Fullani: Blerja e Dajtit, brenda rregullave
27/05/2010 Guvernatori i BSH-së sqaron procedurën për blerjen e godinës. “Do t’i rikthejmë shkëlqimin”
Blerja e hotel Dajtit është bërë në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi. Ky ka qenë reagimi i ardhur dje nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani për blerjen e këtij hoteli nga institucioni që ai drejton me vlerën 30 milionë euro. Fullani është përpjekur dje të shuajë debatet e ndezura për shitjen e këtij objekti nga qeveria shqiptare, duke theksuar se kjo ka qenë një ide e hershme, e cila do t’i kthejë kësaj godine shkëlqimin e dikurshëm. “Kam ndjekur me vëmendje të gjithë debatin e ditëve të fundit në lidhje Vendimin e Këshillit të Ministrave “Për shitjen e pronës shtetërore ish – hotel Dajti dhe dua të deklaroj që në fillim se në cilësinë e drejtuesit të një institucioni shtetëror me rëndësi kushtetuese, ndjehem thellësisht i kënaqur që u bë e mundur që Bankës së Shqipërisë t’i ofrohet një mundësi e tillë për të blerë një nga godinat më të vlerësuara të kryeqytetit, të vendosur buzë shëtitores “Dëshmorët e Kombit”, deklaroi Fullani gjatë konferencës së djeshme për shtyp. Në garantimin e investimeve që do të bëhen për rikonstruksionin e këtij objekti, Fullani deklaroi se “Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë shpreh angazhimin e tij për gjallërimin dhe rikthimin e shkëlqimit të humbur njërit prej objekteve me vlera të njohura jo vetëm për qytetarët e Tiranës, por për të gjithë publikun e gjerë”. Në kuadër të transparencës mbi të cilën është bërë edhe kjo blerje, ai theksoi se Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shitjen e pronës shtetërore ish-hotel Dajti shënon fillimin e materializimit të një projekti të ideuar shumë vite më parë nga Banka e Shqipërisë. “Motivimi ynë për blerjen e këtij objekti bazohet në ligjin organik, kuadrin ligjor dhe atë rregullativ përkatës për përmbushjen e mirëfunksionimit administrativ të institucionit, përmirësimit të ndjeshëm të kushteve të punës së punonjësve dhe përafrimin e këtyre kushteve me standardet evropiane”, vazhdoi kreu i BSH-së. Gjatë fjalës së tij pas interesimit të përfaqësuesve të medias për blerjen e bërë nga Banka e Shqipërisë, Fullani deklaroi se “përfitoj nga ky rast që të garantojë publikun e gjerë shqiptar se të gjitha procedurat që ka ndjekur dhe që do të ndjekë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, që nga momenti i publikimit të vendimit të Këshillit të Ministrave deri në përfundimin e plotë të shitjes së këtij objekti, do të vazhdojnë të jenë plotësisht transparente dhe të bazuara në ligjin “Mbi Bankën e Shqipërisë”, kuadrin ligjor dhe atë rregullativ përkatës”.
Shitja
Rreth dy javë më parë, qeveria vendosi t’i shesë Bankës së Shqipërisë, godinën e ish-hotel Dajtit për 30 milionë euro. Sipas vendimit të qeverisë, përdorimi i pronës do të jetë vetëm për qëllime administrative dhe për çdo funksion tjetër, në shërbim të këtij qëllimi, i cili nuk dëmton vlerën monumentale të saj. Në të njëjtin vendim përcaktohet se Këshilli i Ministrave ka të drejtën e parablerjes së godinës se hotelit më të vjetër dhe të njohur të luksit në Shqipëri, në rast se ai do të shitet sërish më vonë nga Banka e Shqipërisë. Ky transaksion ngjalli shumë debate, ku opozita deklaroi se qeveria me këtë mënyrë ka marrë fonde nga BSH-ja, për të mbushur buxhetin e shtetit për shkak të rënies së të ardhurave.