“U lë shëndenë” policëve në kafe, ikën e nuk kthehet
27/05/2010 Ylli Kelmendi, shoku i Mirit të Xhikes ( Fatmir Ramës) i shmanget dhënies së dëshmisë
TIRANË- Ylli Kelmendi i njohur si një nga dëshmitarët kyç në procesin kundër Lavdërim Tufës, ndonëse nuk ka treguar asnjëherë të vërtetën, vazhdon t’i fshihet asaj. Për të arritur qëllimin ka vënë në lojë edhe policët, të cilët ishin urdhëruar ta shoqëronin në mënyrë të detyrueshme për të dëshmuar. Ka qenë një nga shokët dhe miqtë e ngushtë të Fatmir Ramës, ose i thirrur ndryshe ( Miri i Xhikes). Ishte i pranishëm në momentin kur mbi shokun e tij u qëllua me breshëri automatiku në 29 mars të vitit 2003. Për këtë vrasje akuzohet Lavdërim Tufa, por Kelmendi me sa duket kërkon ta fshijë nga kujtesa dhe të mos ketë “probleme” të tjera me drejtësinë dhe personat e akuzuar. Gjyqtari Altin Abdiu kishte urdhëruar sjelljen e Kelmendit forcërisht në gjykatë. Thënë ndryshe, policia kishte për qëllim ta shoqëronte dëshmitarin deri në sallën e gjyqit dhe të mos lejonte largimin e tij. Deri në këtë pikë është në rregull, pasi efektivët e policisë e kanë kryer detyrën. Sipas burimeve nga gjykata, Kelmendi ka dëgjuar policinë dhe në mirëkuptim i ka kërkuar asaj të vijë në gjykatë me makinën e tij. Kështu është vendosur. Kelmendi ka ardhur në gjykatë, ka hyrë në oborrin e saj dhe ka parkuar makinën. Pas tij kanë ardhur dhe policët. Por dëshmitari duket se ka pasur tjetër qëllim. Ai ka ftuar policët në kafe duke i thënë se në pritje të fillimit të gjyqit të qetësoheshin duke pirë një kafe. Mirëpo sapo janë futur në lokal, Kelmendi përsëri ka përdorur mashtrimin. Ka dalë nga lokali dhe është larguar në drejtim të paditur, ndërkohë që makinën e ka lënë në parking. Në të njëjtën kohë, gjyqtari ishte në pritje të marrjes së dëshmisë së tij dhe merr konfirmimin se Ylli Kelmendi është paraqitur, por në rrethana të panjohura është larguar sërish. Altin Abdiu i ndodhur në këto kushte nuk ka bërë gjë tjetër vetëm ka shtyrë seancën për javën që vjen. Ndërsa vet i pandehuri Lavdërim Tufa që ndodhet në burgun e Fushë- Krujës nuk ka pranuar të jetë i pranishëm, por me anë të një deklarate ka kërkuar të përfaqësohet nga avokati mbrojtës.
Tufa në kërkim të lirisë
Lavdërim Tufa prej vitit 2003 kur edhe u arrestua vazhdon të endet nëpër gjykata në kërkim të pafajësisë. Ndaj tij është zhvilluar një proces i gjatë. Për gati dy vjet u morën provat dhe ajo më e diskutueshmja ishte ADN-ja. Ishte kjo prova e vetme që e deklaroi fajtor Tufën dhe që u bë pika kyçe e diskutimit. Si përfundim ai u dënua nga Krimet e Rënda me burgim të përjetshëm. Po këtë vendim la në fuqi edhe shkalla e dytë e gjykimit. Ndërsa Gjykata e Lartë përmbysi gjithçka duke e rikthyer çështjen në shkallën e parë për kompetencë. Dosja sipas akuzës është e plotë dhe ajo që duhet të diskutohet është prova e ADN-së, e cila e ka deklaruar përfundimisht fajtor.