E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mospagimi i taksave, bllokohen 15 subjekte

ELBASAN - Policia Bashkiake e Elbasanit ka ndermarre nje aksion per kontrollin e te gjithe subjekteve qe nuk kane shlyer brenda afateve te caktuara detyrimet e percaktuara ne ligj. Per dy dite rresht, Policia Bashkiake nen drejtimin e nenkryetarit te Bashkise, Serafin Papa, kane ushtruar kontrolle, duke bllokuar 15 subjekte te biznesit te vogel, pasi nuk kane paguar detyrimet financiare ndaj bashkise. Papa tha dje, se "ketyre subjekteve i eshte mbyllur aktiviteti dhe i eshte lene nje afat kohor prej 15 ditesh per te shlyer te gjitha detyrimet, ne rast te kundert, pronaret do te procedohen penalisht sipas ligjeve ne fuqi". Ai shtoi se vendimi i bashkiakeve eshte i pakthyeshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›