Mes kandidatëve për kryetar bashkie, Pazari i Korçës
15/04/2011 Kur flitet për Pazarin e Korçës flitet për mijëra banorë
KORÇE- Fushata elektorale mes dy kandidatëve për kryetar bashkie në qytetin e Korçës nuk duket as e ngrohtë dhe as e ftohtë. Të dy kandidatët, Andrea Mano i Partisë Demokratike dhe Niko Peleshi i Partisë Socialiste po bëjnë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fushatës më shumë shpirt, por deri më tani duket se nuk ia kanë mbërritur këtij qëllimi. Sipas të gjitha gjasave, fushata elektorale e sivjetshme do të jetë e një karakteri tjetër, sepse me sa konstatohet njerëzit kanë vendosur të dëgjojnë më shumë të vërteta, më shumë programe dhe projekte dhe jo të mbështesin çdo lloj hipokrizie që mund të dalë nga goja e kandidatëve, gjë që e kanë bërë gjatë fushatave të kaluara elektorale, vetëm e vetëm që të fitonte partia e tyre, edhe pse kandidati mund të mos kishte qenë i dëshiruar për ta. Ky lloj votimi i ka lënë të zhgënjyer kohë pas kohe, gjë që është e vështirë të përsëritet më. Tashmë pas 20 vitesh demokraci, duket se shumë gjëra kanë ndryshuar. Qytetari ka filluar të mendojë së pari për veten dhe familjen e tij. Megjithatë, ajo që ka nisur të ndihet, të përflitet apo të thuhet me zë dhe nën zë ka të bëjë vetëm me një gjë: me pazarin e Korçës. Pazari i vjetër i Korçës i ndërtuar nga vetë themeluesi i këtij qyteti, nga Iljaz Bej Mirahori duket se do të jetë pika më e nxehtë e dy kandidatëve, madje do të jetë Pazari i Korçës ai që do të sakrifikojë apo do t’i japë fitoren njërit prej kandidatëve. Do të ndodhë kështu sepse pazari ka qenë dhe mbetet monumenti më i rëndësishëm i Korçës, përmes të cilit identifikohen banorët dhe historia e këtij qyteti. Lënia në harresë e tij për 20 vjet me radhë ka sjellë keqardhje dhe zhgënjim mes banorëve të këtij qyteti. Jo pa dhimbje ata kujtojnë se me Pazarin e Korçës ka filluar të manipulohet që nga dita e parë e ardhjes në pushtet e komunistëve dhe që nga ajo ditë shkatërrimi i pazarit nuk është ndalur më.
Pazari i Korçës
Deri më tani kjo temë ose nuk është prekur nga asnjëri prej kandidatëve, ose është thënë diçka e paqartë në vija të përgjithshme e përmbledhur te shprehja “do të ripërtërijmë trashëgiminë kulturore”, por pa terma konkrete përse e kanë fjalën, gjë që i bën premtimet e tyre edhe më të dyshimta. Megjithatë, e vërteta është se askush prej dy kandidatëve nuk do të mundë të anashkalojë pazarin. Vetë elektorati ka për ta sjellë në qendër të vëmendjes së kësaj fushate, pasi harresa prej 20-vitesh tashmë ka kapërcyer çdo limit të pritjes. Rikthimi i vëmendjes drejt pazarit ka nisur të kërkohet si nga radhët e anëtarëve të Partisë Socialiste, ashtu dhe nga ata të Partisë Demokratike. Nëse do të anashkalohet edhe kësaj radhe, atëherë pazari ka për t’u kthyer në një çështje tejet të sensitive. Pazari i Korçës është zanafilla e qytetit të Korçës, është guri i parë i vendosur në themelet e tij, është historia e këtij qyteti, memoria e banorëve të saj, pjesë e jetës së gjyshërve dhe stërgjyshërve, është identiteti i vetë Korçës, fytyra dhe fizionomia e tij, është lavdia e marrëdhënieve tregtare dhe e lulëzimit të Korçës, sepse është ai që e bëri këtë qytet të njohur për shumë qytete të dëgjuara të vendeve fqinj, madje edhe më larg se kaq. Pa pazarin, Korça nuk do të ishte gjë tjetër përveçse një gjysmëqytet.
Identiteti i banorëve
Pazari i Korçës, përveçse përbën monumentin më të rëndësishëm, korpusin më të madh arkitekturor, pjesën më atraktive të këtij qyteti, mundësinë reale të zhvillimit të turizmit, ai shihet me mjaft nderim nga banorët e këtij qyteti, sepse mbart nëpër shekuj jetën shpirtërore dhe materiale të banorëve. Para se themeluesi i qytetit të Korçës, Iljaz bej Mirahori të vinte gurin e parë të ndërtimit të Korçës, në këtë vend (aty ku shtrihet Korça) ngriheshin vetëm dy fshatra të vegjël: Gjorixha dhe Peskëpia, mes të cilëve kalonte një lumë. Banorët e dy fshatrave, të cilat nuk kishin më shumë se nga 15 shtëpi jetonin në një mjerim të plotë si çifçinj. Ata do ta harronin mjerimin e tyre vetëm kur Mirahori në vitin 1505 këto dy fshatra do t’i kthente në vakëve, ashtu siç kishte bërë me shumë prona të tij. Kthimi në vakëf, me termat e ekonomisë së sotme do të thotë “zonë e lirë”, ku njerëzit lirohen nga shumë detyrime dhe favorizohen në ndërtimin e jetës së tyre. Kthimi në identitet i Pazarit të Korçës përben dhe një nderim për vetë themeluesin e qytetit të Korçës dhe banorët e Korçës.
Pak histori
Fillimisht Mirahori do të niste ndërtimet në fshatin Gjorixhë, ku në këtë vend do të ngrihej imareti, furrat e bukës, mensa, kuzhina e banesave, medreseja, duke shkuar kështu drejtë krijimit të qendrës sociale; do të ndërtoheshin hanet, pazari, dyqanet, kulla e sahatit, rrugë dhe ura, ose qendra ekonomike; këtu do të vendosej edhe qendra administrative, ose e thënë ndryshe pikërisht aty ku sot është bashkia e Korçës. Ndërsa në fshatin Peskëpi shtrirja e qytetit do të ndodhte pas 10 vjetësh, në vitin 1496, kur Mirahori, fshatrat Treskë dhe Panarit do t’i këmbente me Peskëpinë, me qëllim zgjerimin e mëtejshëm të qytetit. E pra, Pazari i Korçës nuk mund të anashkalohet nga askush, sepse kur flitet për pazarin, flitet për qindra e mijëra banorë të këtij qyteti. Harresën e tepruar ndaj pazarit do të nisin ta kuptojnë edhe dy kandidatët për kryetar bashkie në ditët në vijim, sepse vetë elektorati ka për t’ua kërkuar, sepse shkatërrimit të tij të mëtejshëm i duhet dhënë fund njëherë e mirë, sepse pa pazarin, vetë Korça do të ishte jo vetëm një gjysmëqytet, por edhe një qytet anonim.
Vepror Hasani