Mosregjistrimi i fëmijëve, shkak për trafikim
• Shteti duhet të ndryshojë ligjin "Për gjendjen civile", shumë fëmijë që lindin po mbesin pa u regjistruar në zyrat e Gjendjes Civile.
Avokati i Popullit në raportin vjetor thekson se prej dy vitesh nuk po zbatohet rekomandimi i dhënë ndaj këtij institucioni për ndryshimin ligjit në fjalë. Regjistrimi i fëmijëve të porsalindur në shumë raste nuk bëhet afatit të përcaktuar ligjor, i cili është 45 ditë nga data lindjes. Sipas pikës 5 të nenit 34 të ligjit "Për gjendjen civile", me kalimin e këtij afati kohor kërkohet edhe realizimi i një procesi gjyqësor për konfirmimin e lindjes, e cila shoqërohet me pagesën e një gjobe prej 2 mijë lekësh të reja. Por këto familje përveç hapjes së gjyqit duhet të përballojnë dhe shumën prej 30 mijë lekësh të reja për të paguar avokatin për këtë shërbim. Kjo kosto financiare ka frenuar regjistrimin e fëmijëve sidomos për ato familje të varfra të popullsisë, duke sjellë më pas dhe rritje të kësaj dukurie ndër vite. "Mosregjistrimi i këtyre fëmijëve është me pasoja shumë të rënda për të tashmen dhe të ardhmen e tyre, duke iu mohuar çdo akses për jetën e tyre normale, për shkak të mungesës së identifikimit të tyre me anë të certifikatës. Duke qenë të paregjistruar, ata janë kontingjenti i parë i trafikimit të qenieve njerëzore, i cili është një problem social i shoqërisë", thuhet në raport. Avokati ka propozuar këto masa: Uljen e masës së gjobës nga 2000-1000 lekë për regjistrim në kohë të lindjeve; heqjen e procedurës gjyqësore të konfirmimit të lindjes dhe vdekjes dhe zëvendësimin e saj me verifikim administrativ, si dhe krijimin e mundësisë të regjistrimit të lindjeve dhe vdekjeve jo vetëm në zyrat e Gjendjes Civile ku është regjistruar familja, por edhe në ZGJC-të në territorin e të cilës ka ndodhur lindja ose vdekja.
Përplasjet me Topallin
Avokati i Popullit shprehet se, ka mungesë bashkëpunimi me Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë vitit 2007, Avokati i Popullit ka paraqitur 12 rekomandime dhe 6 propozime për ligje të ndryshme, por që nuk janë marrë në konsideratë nga ana e Kuvendit të Shqipërisë. "Gjithë veprimtaria jonë tregon se bashkëpunimi mes nesh dhe Kuvendit të Shqipërisë nuk na vetëkënaq. Ne vazhdojmë të kemi përparësi absolute detyrimin që të informojmë më shpesh Kuvendin për gjendjen e ligjshmërisë dhe zbatimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri nga administrata publike, organet gjyqësore dhe Prokuroria", thuhet në raport. Ndërsa për rastet kur Kuvendi nuk merr në konsideratë rekomandimet e nevojshme, Avokati krijon të gjitha mundësitë që të sensibilizojë deputetët që të ndërmarrin personalisht iniciativa ligjvënëse.