Biondet në xhungël
Një avion bie në xhungël, pas një defekti që pëson në fluturim dhe të vetmit persona që mbijetojnë janë 3 bionde. Duke ecur ato humbin nëpër xhungël dhe vrapo e vrapo, mbërrijnë para një lumi.
Aty u shfaqet një peshk i artë që për çudinë e tyre u flet dhe u thotë se do t’u plotësojë secilës nga një dëshirë.
Biondia e parë:
-Më bëj aq të mençur sa të mund ta kaloj këtë lumë të madh...
Peshku e bën gjysmë zeshkane dhe ajo hidhet në lumë e pasi pi dy litra ujë kalon në anën tjetër.
Biondja e dytë:
-Më bëj, o peshk, më të mençur se ajo biondja e parë që ta kaloj lumin më mirë...
Peshku e bën zeshkane dhe ajo hidhet me not e del në anën tjetër duke pirë vetëm pak ujë.
Biondja e tretë:
-O peshk, të lutem s’dua gjë tjetër prej teje, veç më bëj më të zgjuar se ato dy të parat që ta kaloj këtë lumë të madh...
Peshku e bën bionden e tretë mashkull dhe ajo ecën disa metra më poshtë bregut, ku shikon një urë dhe e kalon lumin.
1 Prill 2008