“Trovatore” risjell tenorin Hushi në skenën e TKOB-it
Opera e Xhuzepe Verdit shfaqet në datat 6, 8, 10 dhe 12 prill. Pas “Trovatore”-s në skenën e TOB-it, “Traviata” e “Rigoletto”
Opera “Trovatore” e Xhuzepe Verdit do të rikthejë sërish tenorin e njohur shqiptar, Agim Hushi, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, gjatë datave 6, 8, 10 dhe 12 prill. Mësojmë se Hushi hyn te të ftuarit specialë për realizimin e kësaj vepre, ndërkohë që nuk dihet se për sa mbrëmje ai do të interpretojë. Regjia e operas i është besuar Nikolin Gurakuqit, skenografia Genc Shkodranit, dirigjimi Andre Bernardit, ndërsa interpretimi tenorit Agim Hushi, mexosopranos Shpresa Beka, Ylber Gjinit, Sonila Baboçit, Irini Nikollës dhe Erlind Zeraliut. Opera “Trovatore”, me katër akte, e kompozitorit italian Verdi, sipas njoftimit të TKOB-së do të ngjitet fillimisht në skenë fundjavën e parë të prillit, më datën 6, për të vijuar më tej me tri datat e sipërpërmendura. Zyra e shtypit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit bën të ditur se pas shfaqjes së “Trovatore”-s, në skenën kryesore të operas shqiptare do të vijnë edhe dy vepra të tjera absolute të kompozitorit Verdi, siç janë “La Traviata” dhe “Rigoletto”. Opera “Trovatore” u shkrua nga Verdi bazuar në libretin e Salvatore Cammarano-s. Për herë të parë ajo u ngjit në skenë më 19 janar të vitit 1853 në Teatrin Apollo të Romës. Prej kësaj shfaqjeje për më tepër se një shekull e gjysmë kjo opera ka njohur vetëm sukses me vëniet dhe rivëniet e saj në skenat e ndryshme të muzikës lirike nëpër botë. Përsa i përket subjektit, ngjarjet zhvillohen në fillim të shek. XV mes Vizcajës dhe Aragonës në Spanjë. Opera ka në qendër të saj katër protagonistë, Manrico - tenor, Leonora - soprano, Azucena - mezzo dhe Conde de la Luna - bariton.
P. GROSI
1 Prill 2008