Suela Konjari emërohet drejtore e Qendrës Kulturore “Tirana”
TIRANË- Bashkia e Tiranës ka emëruar si drejtore të Qendrës Kulturore “Tirana”, aktoren Suela Konjari.
Pasi ka komanduar për pak kohë në vendin e drejtorit këngëtarin Luan Zhegu dhe nëndrejtoren e këtij institucioni Eda Gazheli, Bashkia ka marrë vendimin për aktoren Konjari.
Suela Konjari, aktore në Teatrin Kombëtar, ka luajtur në shfaqjet “8 persona plus”, “Pleshti në vesh”, “Gjashtë personzhe kërkojnë autor”, “Hijet e natës” “Ne të gjithë këndojmë Margatitën”, “Harvey” dhe filma: “Po vjen ai”, “Flutura në kabinën time”, “Para nga qielli”, “Lumi që nuk shteron”, etj.
Roli i saj i parë në skenën teatrore është me shfaqjen “Nata me hënë” e Isamil Kadares me regji të Edmond Budinës në vitin 1989, në rolin e Norës. Ndërkohë që emërinin si aktore e Teatrin Kombëtar Konjari e ka marë në vitin 1992.
(d.b/BalkanWeb)