Greqi, Karaxhaferis e Samaras, politikanët më të pasur
ATHINE - Në faqen e internetit të Parlamentit (www.hellenicparliament.gr) janë publikuar deklaratat e pasurisë së deputetëve, ministrave dhe zv/ministrave grekë.
Liderët politikë me të ardhurat më të mëdha janë Jorgos Karaxhaferis (i partisë Alarmi Ortodoks Popullor, LAOS) dhe Antonis Samaras (i partisë më të madhe opozitare, Demokracia e Re).
Më të varfërit janë sekretarja e përgjithëshme e Partisë Komuniste (KKE), Aleka Papariga dhe kryetari i grupit parlamentar të Koalicionit të së Majtës Radikale (SYRIZA), Aleksis Cipras.
Komiteti Parlamentar i Kontrollit të «deklaratave të pasurisë», bën të ditur se asnjë politikan nuk duket të ketë depozita në bankat zvicerane dhe nuk duket të ketë shuma të mëdha të depozituara në bankat e tjera të huaja.
Kryetari i Komitetit, Vangjelis Arjiris tha se «nëse do të gjendet dikush të ketë akoma dhe 100 € në një bankë zvicerane dhe nuk i ka deklaruar, do të konsiderohet se ka vepruar në mënyrë të paligjshme».
«Është duke u zhvilluar një proces dhe presim të dhënat nga Ministria e Financave për të parë nëse ka deputetë që kanë depozita në Zvicër» tha z. Arjiris.
Lidhje te tjera www.hellenicparliament.gr