Mot me vranësira dhe reshje, temperaturat tendencë uljeje
TIRANE-Moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe kthjellime, do të mbisundoje sot në vendin tonë, ndërsa pritet që gjatë javës të mbizotërojnë reshjet e shiut, njofton parashikimi i Motit në agjencinë e lajmeve në BalkanWeb.
Ndërsa sot temperaturat kanë pësuar një ulje prej 1-2 gradësh krahasuar me ditën e djeshme pritet që gjatë javës të pësojnë një rënie të mëtejshme prej 2-3 gradësh, duke arritur në një mesatare prej 10-12 Gradë C.
Sot temperaturat mesatare do të shënojnë kuota deri në 17 gradë celcius, ku më e larta do të shënohet në Tiranë me 20 G C, 19-8 në Durrës, 16-8 Gradë në Shkodër, 18-11 në Vlorë, 19-4 në Kukës dhe 19-7 Gradë Celsius mesatarja në Elbasan.
Pritet që nga e enjtja të nisë rënia e temperaturave dhe më drastike të Premten ku temperatura më e lartë mesatare në vend pritet të zbresë deri në 12-13 Grade Celsius.
Moti me vranësia gjatë javës do të shoqërohet me reshje dhe shtrëngata shiu në shumë zona të vendit, por do të ketë dhe kthjellime të pjesshme.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Parashikimi i Motit për sot 16 Mars