Fier, një 15 vjeçare vetëhelmohet me fostoksinë
FIER- Një 15 vjeçare nga fshati Strum i rrethit të Fierit i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhelmuar me fostoksinë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në banesën e viktimës.
Mjeku i spitalit të Fierit, N.Kallashi, tha se "viktima M.S, 15 vjeçe, u soll nga prindërit e saj rreth orës 07.00 të mëngjesit në spital e vdekur". Sipas tij, mjekët nuk mund të bënin asgjë për jetën e saj, pasi të afërmit e sollën me vonesë dhe në kohën kur ajo u paraqit kishte filluar nxirja e trupit.
Burimet policore thanë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që e çuan 15-vjeçaren M.S. drejt vetësakrifikimit.
(d.b/BalkanWeb)