E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale, Arvizu: Jo ndryshimit në Kod, do ndjek procesin në terren

TIRANE-Ambasadori amerikan i akredituar në vendin tonë Alexandër Arvizu vleresoi sot me shumë rëndësi zgjedhjet lokale, duke bërë thirrje për përgatitjen e tyre dhe lënien mënjanë të kërkesave për ndryshim të Kodit Zgjedhor apo KZAZ-ve.
“Nuk ka kohë për ndryshime në Kodin Zgjedhor as në KZAZ”, tha Arvizu nga qyteti i Lushnjes ku ndodhej për një vizitë, duke u kujtuar të pranishmëve në këtë takim, se data e zgjedhjeve po afron.

Ambasadori theksoi se nuk do të ndjekë procesin zgjedhor nga ekranet, por se do të kontaktojë direkt me bazën dhe të gjithë problemet apo shqetësimet që do të konstatojë do tja komunikojë direkt Presidentit të vendit, Bamir Topi.

Në një takim me kryebashkiakun e Lushnjes Albert Sanxhaku, ambasadori Arvizu i kërkoi këtij të fundit një debat televiziv me rivalin e tij përpara zgjedhjeve të 8 majit.
Gjithashtu ambasadori Arvizu u njoh me punën që është bërë në Lushnje ne lidhje me listat zgjedhore.
Nga ana e tij kryebashkiaku Sanxhaku theksoi se është bërë një punë e mirë në përgatitjen e listave zgjedhore ndërsa theksoi se shqetësimi i vetëm është informimi i emigrantëve ku një Lushnje numërohen 8000 të tillë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›