E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombësia, Gjykata e Përmetit kërkesë në Kushtetuese

TIRANE-Ndryshimi në masë që po i bëhet kombësisë shqiptare ne ate greke nga qytetarët e Permetit ka qene shkaku qe Gjykata e Përmetit i ka drejtuar sot një kërkesë Gjykatës Kushtetuese kundër ligjit për gjendjen civile.

Gjykata e Përmetit duke argumentuar se 500 qytetarë nga ky qytet kanë ndryshuar kombësinë shqiptare në atë greke, dhe duke vënë në dukje fluksin e kërkesave në rritje për ndryshim kombësie ka kërkuar me urgjencë ndalimin e ligjit për gjendjen civile që lejon lehtësisht këto ndryshime.

Gjykata e Përmetit thekson më tej se aktualisht ka pezulluar kërkesat për marrjen e kombësisë greke deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo kërkesë e Gjykatës së Përmetit pason atë të Sarandës. Më 15 Shkurt, gjyqtari i rrethit Sarandë coi për intepretim në Gjykatën Kushtetuese ligjin për "Gjendjen civile" ku përdoret termi kombësi. Kryetari i kesaj gjykate Alltun Cela i kërkon Gjykatës Kushtetuese shpalljen të papajtueshëm me nenet 19 dhe 20 të Kushtetutës së Republikes së Shqiperisë të termit “kombësia” të përcaktuara në ligjin e dates 11.5.2009 për Gjendjen civile.

Ligji nr.10129, datë 11.05.2009 "Për Gjendjen Civile" i ka hapur rrugën gjatë viteve të fundit ndryshimit masiv të kombësisë nga shqiptare në greke. Brenda dy vitesh, mbi 2200 qytetarë kanë bërë ndryshimin e kombësisë nga shqiptarë në grekë me vendim gjyqësor të gjykatave në jug të vendit. Nderkaq ajo qe njihet si aleanca Kuq e ZI ka nisur nje aksion per te mbledhur mbi 20 mije firma per tju drejtuar me pas qeverise, kuvendit dhe presidentit per te kerkuar anullimin e ketij ligji. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu e ka cilësuar si një cenim të sovranitetit ndryshimin masiv të kombësisë nga ana e popullsisë shqiptare në atë greke.
Në ligjin 10 129 date 11. 5.2009 për gjendjen civile kombësia përcaktohet si element përbërës i gjendjes civile të çdo shtetasi shqiptar, gjë që detyron çdo shtetas ta deklarojë kombësinë e tij për t'u shënuar në regjistrin themeltar të gjendjes civile. nderkaq ne Kushtetute kombësia nuk përcaktohet si element i detyrueshem per tu deklaruar.
Ne nenin 20 te kushtetutes percaktohet;
"1. Personat që u përkasin pakicave kombëtare ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre.
2. Ata kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u ndaluar as detyruar, përkatësinë e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhësore. Ata kanë të drejtë t'i ruajnë e zhvillojnë ato, të mësojnë dhe të mësohen në gjuhën e tyre amtare, si dhe të bashkohen në organizata e shoqata për mbrojtjen e interesave dhe të identitetit të tyre.
Ligji nr.10129, datë 11.05.2009 "Për Gjendjen Civile" i ka hapur rrugën gjatë viteve të fundit ndryshimit masiv të kombësisë nga shqiptare në greke. Brenda dy vitesh, mbi 2200 qytetarë kanë bërë ndryshimin e kombësisë nga shqiptarë në grekë me vendim gjyqësor të gjykatave në jug të vendit. Nderkaq ajo qe njihet si aleanca Kuq e ZI ka nisur nje aksion per te mbledhur mbi 20 mije firma per tju drejtuar me pas qeverise, kuvendit dhe presidentit per te kerkuar anullimin e ketij ligji. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu e ka cilësuar si një cenim të sovranitetit ndryshimin masiv të kombësisë nga ana e popullsisë shqiptare në atë greke.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›