E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekordi i Agostinit, Rosi: E vështirë, por do ta provoj

Pesarezi ka folur edhe për shkollën: “Si ia bëja që t’i ndiqja edhe garat? E thjeshtë. E lashë fare shkollëm. Bëra dy vjet e gjysmë kolegjin për gjuhën, derisa hoqa dorë kur filloi kampionati europian”.

“Më pas – shtoi Rosi – gjatë vitit të parë të kampionatit botëror, nuk isha më në gjendje t’i rikthehesha shkollës, prandaj hoqa dorë përfundimisht”.

I nxitur nga pyetjet e disa të rinjve, italiani foli edhe në lidhje me planet për të ardhmen e tij si sportist. “Do të jetë e vështirë të thyej rekordin e fitoreve të Xhakomo Agostinit (122), sepse më duhen edhe 20 (Rosi ka 103). Megjithatë, do të provoj”, tha midis të jerash piloti i Jamahas.

Të premten ai do të jetë i impenjuar me provat e lira për çmimin e madh të Filip Ajlënd , gara e tretë nga fundi për kampionatin botëror të Moto GP.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›