E Shtunë, 31 Tetor 2026

Percaktohet sot fituesja e edicionit 2012 ne Kupen e Afrikes

Bregu i Fildishtë mund të ketë një skuadër të mbushur me yje, megjithatë trajneri i Zabmias, Hervi Renard deklaroi në prag të finales së Kupës së Afrikës 2012 në Gabon, se skuadra e tij nuk ka arsye përse të jetë e frikësuar. Didië Drogba dhe Solomon Kalu pritet të udhëheqin Bregun drejt triumfit ndërkombëtar, ndërsa në anën tjetër, Zambia nuk ka emra të mëdhenj, por gjatë këtij aktiviteti ka zhvilluar paraqitje mbresëlënëse. “I dimë vlerat tonë. Kemi luajtur dhe fituar kundër Ganës apo Senegalit, por nuk është se kemi më tepër frikë nga Bregu i Fildishtë. E kam thënë gjithmonë se nuk jemi më të mirët, nuk kemi lojtarë që aktivizohen në klube të mëdha, apo me eksperiencë të madhe ndërkombëtare. Megjithatë, Kupa e Afrikës është një turne specifik, që zgjat tre javë dhe ku duhet të jesh gati në ditët e ndeshjeve”, tha Renard. Kualifikimi i Zambias në finale ka qenë një rrugëtim i gjatë, që prej tragjedisë së vitit 1993, lojtarët dhe stafi i përfaqësueses së futbollit humbi jetën në një aksident ajror, gjatë rrugës për ndeshjen me Senegalin në kualifikueset e Kupës së Botës. Trajneri Zahui pret një betejë të fortë për titullin kampion të kontinentit afrikan. “E respektojmë skuadrën e Zambias për gjithçka ka bërë pas asaj ngjarjeje fatkeqe. Besoj se ata do të sjellin energji pozitive dhe kanë një forcë të brendshme. Nuk është rastësi që luajnë në finale. Megjithatë duam të fitojmë, pasi i gjithë vendi po lutet për përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë”, deklaroi trajneri Zahui. Ndeshja do të luhet sot në Librevil, në orën 20.30.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›