KESH mbyll tenderin për shitjen e energjisë

Korporata Energjetike Shqiptare, KESH, ka mbyllur tenderin për shitjen e 200 milion kilovatorë energji gjatë muajit shkurt. Drejtori i korporatës Muharrem Stojku tha se ashtu si edhe gjatë janarit blerësit kryesorë janë shpallur kompanitë EGL, EFT dhe Rudnap.
“Ne e kemi zhvilluar tenderin para dy ditësh dhe kanë dalë fituesit që
janë përsëri dy kompani zvicerane dhe një serbe. Sasisa që do shesim për
këtë muaj është afërsisht 202 milionë kilovat/orë gjatë gjithë muajit
ose me një mesatare ditore 7.2 milionë kilovat/orë në ditë. çmimi është
afërsisht 45-50 euro për një mega” tha Stojku.
KESH po përfiton rreth 10 milion euro në muaj nga shitjet e energjisë.
Gjatë janarit janë shitur 10 milion kilovatorë energji në ditë. E gjitha
kjo po mundësohet nga situata e kënaqshme hidrike, e cila e shfaq
treguesin pozitiv në hidrocentralin e Fierzës.
“Nivelet janë normale. Në Fierzë jemi në 287.6 metra. Me eksportet që po
bëjmë mendojmë që deri në fund të muajit të ulemi me 1 metër, pra të
shkohet në afërsisht në 286.5 metër dhe në fund të muajit shkurt
mendojmë të shkojmë në 284- 285 metër sepse marsi parashikohet përsëri
me shira” tha Stojku.
Aktualisht KESH prodhon 26 milion kilovatorë në ditë. Diferenca me
eksportin, rreth 16 milion kilovatorë në ditë i shitet OSSH e cila
furnizon tregun e brendshëm.
Adi Darsi
Azhornuar së fundi ( e enjte , 28 janar 2010 )