Moti i keq/ Disa zona ende të përmbytura, dëborë në Dibër

Moti i keq vazhdon të sjellë probleme në disa zona të vendit, ndërkohë që në disa qyetete kanë nisur edhe reshjet e borës. Kështu i gjithë qarku i Dibrës është mbuluar nga reshjet e borës. Dëborë ka rënë në Mat, Bulqizë dhe Peshkopi. Reshjet bien në lartësinë mbi 1000 metra. Në qarkun e Dibrës janë ulur ndjeshëm temperaturat.
Në Lezhë është përmirësuar situata pas reshjeve të shiut. Në Shëngjin, është ulur niveli i ujrave. Përmirësimi u mundësua pas hapjes së disa kanaleve të reja. Megjithatë ka ende probleme në Barbullojë dhe lagjen SMT.
Në Kurbin, ka ende probleme në Gjormë dhe në Fushë Milot për shkak të reshjeve të shumta të shiut. Disa hektarë tokë vazhdojnë të mbeten nën ujë, ndërsa shumë banesa janë ende të përmbytura.