E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, Kapiteneria Vlorë e Durrës pezullojnë lundrimin

Moti i keq me shi dhe erëra të forta ka pezulluar lundrimin e trageteve në portin e Vlorës dhe të Durrësit.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk u nis sot në mëngjes . Kapiteneria ka ndaluar daljen në det të peshkarexhave, informon korrespondenti ynë në Vlorë Armand Xhelili. I njëti urdhër është dhënë edhe në Durrës.

Në Vlorë era shumë e fortë në drejtim të jugut fryn 65 km në orë dhe deti në det të hapur ka një forcë prej 7-8 ballësh.

Moti i keq ka shkaktuar probleme me energjeni në periferi të Vlorës. Meteorologët parashikojnë që moti i keq do të jetë deri mbrëmje, kur mund  të kthehet në një furtunë.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›