Moti i keq, MASH: Pezullohet mësimi në disa shkolla
Moti i keq që ka përfshirë vendin ka detyruar Ministrinë e Arsimit të marri vendimin për pezullimin e mësimit në disa nga rrethet më problematike. MASH ka vendosur që në këto zona të pezullohet mësimi për disa dit.
TIRANE- Ministria e Arsimit vendos pezullimin e mësimit për tre ditë në qarqet kryesore në veri të vendit, për shkak të motit të keq dhe borës së dendur të ditëve të fundit. Në një vendim publikuar sot Ministria e Arsimit bën të ditur se në Qarkun e Dibrës, (Dibër, Bulqizë, Mat) dhe në rrethet Mirditë e Librazhd do të pezullohet mësimi për 3 ditë në të gjitha shkollat, për shkak të motit të keq dhe terrenit të vështirë të këtyre zonave. Në Qarkun e Kukësit mësimi do të pezullohet vetëm në shkollat pranë komunave, ndërsa do të vazhdojë mësimi në shkollat pranë bashkive të Kukësit, Bajram Currit dhe Hasit. Në rrethin e Pukës mësimi do të zhvillohet vetëm në qytetet Pukë e Fushë-Arrëz, në të gjitha komunat e këtij rrethi do të ndërpritet mësimi për 3 ditë. MASH njofton se koha e humbur e mësimit do të kompesohet në ditët e shtuna. (a.r/news24/balkanweb)