Moti i keq, PS mbledh komisionin e emergjencave
TIRANË- Partia Socialiste mbledh komisionin e emergjencave, si pasojë e situatës së krijuar në vend për shkak të motit të keq, i cili ka bllokuar kryesisht zonat në veri të vendit.
Takimi me dyer të mbylluara i drejtuar nga kreu i sociliastëve Edi Rama nisi rreth orës 18:00 të ditës së sotme, në ambientet e Selisë Rozë, ndërkohë që marrin pjesë deputetë të ndryshëm, kryesisht të zonave të cilat ndodhen në gjendje emergjente.
Ajo që të bie në sy është edhe pjesmarrja e deputetit Andis Harasani. Pritet që tryeza e mbledhur të diskutojë masat që duhen ndërmarrë me qëllim që tu vihet në ndihmë banorëve të bllokuar si dhe zgjidhje të mundshme të situatës në zonat e bllokuara.
(el.me/BalkanWeb)