Nis mbledhja e ndihmave
13/02/2012 Solidaritet maksimal me shqiptarët nga Jugu në Veri!
“Qindra familje janë pa bukë, pa ushqime e veshmbathje. Le të tregojmë solidaritetin tonë maksimal me vëllezërit tanë në malësinë e Shqipërisë”, - me këto thirrje kreu i lëvizjes “Shqipëria e Re”, Edmond Vlashaj, në një deklaratë për mediet ka theksuar se të gjitha pakot dhe ndihmat e grumbulluara do të dorëzohen në komunat dhe bashkitë që kanë më shumë nevojë. Sipas tij, shpërndarja do të bëhet nëpërmjet Rezervave të Shtetit. “Flisni me familjarët dhe miqtë tuaj dhe ftojini të jenë solidarë me malësorët, qoftë dhe me një kg miell, oriz, vaj etj. Ndihmat do të grumbullohen te selia e lëvizjes ‘Shqipëria e Re’, pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, si dhe te kampusi universitar ‘Vitrina’, pranë ‘City Park’, Tiranë”, - tha ai. Ndërkohë u bë e ditur se brenda dy orëve mbërritën 500 pako me ushqime dhe veshmbathje për familjet e mbuluara nga dëbora. Vlashaj tha se pret që ndihmat të shtohen dhe me 1000 pako të tjera për t’i shpërndarë aty ku malësorët kanë më shumë nevojë. Vullnetarët dhe përfaqësuesit e lëvizjes do të jenë garantues të shpërndarjes maksimalisht korrekte deri në familjet e mbuluara nga dëbora.
U bëjmë thirrje të gjithë vullnetarëve të lëvizjes “Shqipëria e Re” nga qytetet Tiranë, Durrës, Lezhë, Laç, Fushë-Krujë, Mamurras, Shkodër, Fier, Lushnjë, Vlorë si dhe qytete e rrethe të tjera të Shqipërisë që nuk janë përfshirë nga stuhitë e dëborës të vendosen në dispozicion e gatishmëri për çdo shërbim të mundshëm që do t’u kërkohet në dobi të malësorëve të mbuluar nga dëbora nga Jugu në Veri. Jemi në dispozicion të autoriteteve të shtetit shqiptar për të bërë maksimumin e mundshëm që jeta e malësorëve të mbrohet me çdo kusht”, - tha Vlashaj.