Grabiten dosjet e avokates së Bandës së Durrësit e Cërrikut
13/02/2012 Thyhen xhamat te “Don Bosko”
TIRANË- Në orët e vona të së shtunës është grabitur makina e avokates që mbron anëtarët e Bandës së Cërrikut dhe Bandës së Durrësit. Nga burime të policisë mësohet se gjatë orëve të së shtunës në kryeqytet janë thyer xhamat e makinës së avokates Jalldys Kastrati dhe është grabitur një çantë me dokumente të rëndësishme të çështjeve që avokatja mbronte së fundmi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos” përballë shtëpisë së avokates, e cila ka denoncuar ngjarjen në komisariatin nr 3. Kastrati është shprehur e shqetësuar për këtë akt dhe për grabitësit, të cilët sipas saj kanë pasur si objektiv dokumentet e çështjeve që ajo mbron në Gjykatën e Krimeve të Rënda si Banda e Cërrikut, e Durrësit dhe të pandehur të tjerë të akuzuar për drogë. Punohet për kapjen e autorëve.