Moti i keq, Topi: Bashkëpunim pa dallime politike

Ai theksoi se vlerësonte punën e drejtuesve të pushtetit vendore, teksa ka bërë apel që të vazhdojë puna për mbajtjen nën kontroll të situatës.
Zyra e shtypit e Presidentit, thotë se Kreu i Shtetit, ka ndjekur me shqetësim dhe vëmendje maksimale situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, teksa ka pasur kontakte direkte me drejtuesit e pushtetit vendor në Tropojë, Krumë, Kukës, Mirditë, Mat, Bulqizë, Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Dibër, Korçë, Librazhd dhe Elbasan.
Sipas njoftimit, Presidenti ka zhvilluar biseda informuese edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Drejtorin e Emergjencave Civile, si dhe drejtues të tjerë të lartë të përfshirë në përpjekjet për përballimin e kësaj situate.
“Vlerësoj punën e admirueshme të drejtuesve të pushtetit vendor për t’iu ndodhur pranë qytetarëve, punën e ushtrisë, policisë, njësive të emergjencës, të shërbimit spitalor dhe arsimor, të njësive të furnizimit me energji, të medias elektronike, si dhe të të gjithë punonjësve të tjerë, të cilët, pavarësisht nga vështirësitë dhe rrethanat e jashtëzakonshme, kanë bërë gjithçka në mbrojtje të jetës së banorëve të rrezikuar dhe përballimit të situatës me sa më pak humbje”, thekson Topi.
Presidenti i Republikës nxiti autoritetet qendrore e vendore të vazhdojnë komunikimin intensiv midis tyre, për koordinimin në kohë dhe me efektshmërinë e duhur të masave të emergjencës, për t’u ardhur në ndihmë sidomos zonave të izoluara si dhe familjeve që janë në kufijtë e mbijetesës. “Çdo njësi dhe ent shtetëror, çdo parti politike dhe institucion, që tej dallimeve politike, të fokusohen në bashkëpunim e mirëkuptim në përballimin me sukses të kësaj situate emergjente. Në një demokraci dhe shoqëri të lirë nuk ka asgjë më prioritare dhe më të rëndësishme sesa jeta e qytetarëve dhe siguria e tyre”, thekson Presidenti.
Njëherësh Topi apelon kompaninë shtetërore dhe ato private telefonike të marrin çdo masë të mundshme për të siguruar komunikim të panderprerë në çdo zonë të vendit, si dhe bën thirrje biznesit privat të dëshmojnë solidaritet dhe humanizëm në ndihmë të qytetarëve në nevojë. /S.Ll/Start/
2012-02-14 11:45