E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, bllokohet traseja hekurudhore ne Lushnje

Reshjet e shirave te rena pa nderprerje, gjate ketyre diteve, kane shkaktuar mbremjen e djeshme shkarje dherash ne fshatin Gogolas, ne Lushnje. Masivi i dheut ka bllokuar hekurudhen qe kalon ne kete zone, duke demtuar trasene e saj. Megjithese ka qene mbremje, ne vend kane mberritur specialistet, te cilet kane nisur punen per rregullimin e trasese, per lirimin e saj dhe funksionimin normal te linjes hekurudhore gjate dites se sotme. Rreshqitje te dherave ka patur dje edhe ne Durres, ne zonen e Currilave Banoret e tre shtepive, qe rrezikonin shembjen jane evakuuar mengjesin e djeshem, ndersa 50 familje te tjera ne segmentin Vollge - Currila, kane mbetur te izoluar. Ne vendin e anomalise, jane derguar dy fadroma per te larguar masivin e dheut, poshte kodres se Durresit. Dherat qe kane rreshkitur kane rrezikuar edhe disa lokale qe ndodhen ne rreze te kodres. rruges. Rreshqitja e tokes ka zene nje siperfaqe prej 1.7 ha. Reshjet e shumta kane shkaktuar demtime tokash ne disa zona te Fierit. Dhjetra ha toke bujqesore jane permbytur ne fshatrat Ade, Kafaraj dhe Frakull. Shkak jane bere bllokimet e kanaleve kulluese nga punimet per ndertimin e autostrades Levan - Tepelene. Edhe pse punetoret e firmes jane perpjekur te hapin kanale per te larguar ujin, situata ka vazhduar te ishte problematike per shkak te vazhdimit te renies se reshjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›