E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, bllokon zonat malore

Moti i keq me dëborë shkakton bllokimin e disa zonave malore, kryesisht në verilindje. Në Peshkopi janë bllokuar komunat Lurë, Selishtë, Kalaja e Dodës dhe Arrasi. Aksi Peshkopi-Durrës mund të kalohet vetëm me zinxhirë. Në Bulqizë u bllokuan Ostreni, Tërbishti e Zerqani. Në Burrel dëbora shkaktoi probleme në Xibër, Macukull, Rukaj e Komsi. Në Kukës, dëbora dhe mungesa e energjisë elektrike izoluan komunat Arrën, Kalis, Grykë Cajë e Zapod. Gjithashtu hasen vështirësi në Korçë, ku akset kalohen me zinxhirë. Në Qafë Thanë trashësia e dëbores arrin në 50 centimetra duke penguar qarkullimin.Ndërkohë që edhe qyteti i Korçës është bllokuar dëbora. Vështirësi në qarkullim hasen në të gjitha rrugët nacionale, në to mund të kalohet vetëm me zinxhirë. Të bllokuar mbeten edhe fshatrat Voskopojë, Vithkuq, e Lekas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›