Nasri: E ndjej se po përmirësohem
Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, thotë se ai është bërë lojtar më i mirë tashmë pasi është zhvendosur në Angli.
Ish-ylli i Marseille, mendon se njohuritë e tij taktike janë përmirësuar teksa ai luan në Premier Ligë.
"Kam mësuar për taktika, përkushtim dhe teknika te reja. Ishte një shans i madh të vija nga liga franceze në atë angleze; është vërtet një nivel më i lartë dhe do të më sjellë tituj dhe kupa. Kam mësuar shumë".
"Përkushtimi në ligën franceze nuk ishte i njëjti. Ka disa ndeshje në Premier Ligë të cilat janë shumë të vështira dhe luhen me ritëm dhe fuqi të madhe. Por ka qenë mirë që kam ardhur këtu dhe që jam pjesë e ligës më të mirë në botë", ka thënë Nasri.
Arsenali mbrëmë barazoi pa gola me Aston Villan në ndeshjen e zhvilluar në Villa Park, duke humbur rastin të marrë kreun e tabelës së Ligës Premier.