E Diel, 1 Nëntor 2026

Familja shqiptare, ndryshime të mëdha për shkak të emigrimit

Tiranë- Shkaku kryesor i uljes së lindshmërisë në vendin tonë është shkalla e lartë e emigrimit të shqiptarëve, fenomen i cili ka ndikuar në uljen me 7.7% të popullsisë shqiptare. Edhe pse rezultatet e Censusit janë paraprake vërehet se mungesa e tokës, dhe mungesa e një pune janë faktorët kryesorë që i çojnë shqiptarët në rrugët e emigracionit.

Rezultatët paraprake të procesit të rregjistrimit të popullsisë dhe banesave  flasin për migrime masive të grave nga zonat rurale drejt kryeqytetit dhe Durrësit, nëna që rrisin fëmijët pa praninë e baballarëve, banesa të braktisura dhe të pabanuara në një nivel të lartë.

Sipas këtyre rezultatëve në Durrë dhe Tiranë numri i femrave të reja është dukshëm më i madh se ai i meshkujve. Ndërsa në pjesë më të madhe të vendit ka më shumë të moshuar dhe meshkujt e rinj dominojnë mbi femrat.

Familja tradicionale shqiptare ka pesuar një zvogëlim gjatë kësaj dekade. Nga 4.2 persona që kishte familja, ka zbritur në 3.8 të tillë, dhe kjo vjen si pasojë e emigrimit. Familja mesatare më e madhe është rregjistruar në Kukës, me 5 persona, ndërsa në Gjirokastër familja më e vogël me mesatarisht 3.4 anëtarë.

Po sipas Censusit 33% e banesave të ndërtuara në dhjetë vitet e fundit janë bosh, nga 290 mijë në total. Krahasuar me 12% që ishin në vitin 2001.

Mesohet se gati gjysma e banesave janë bosh në Vlorë dhe Gjirokastër, pasi shumë apartamente dhe banesa banohen vetëm gjatë stinës së verës.

Vërehet një depopullim i ndjeshëm në banesat rurale në Durrës, Tiranë dhe Vlorë. Ndërkohë, në fshatrat e Gjirokastrës raportohet se vetëm në 46 % të banesave ka njerëz.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Johnny Deep futet në telashe të mëdha për shkak të truprojave Sipas portalit TMZ.com mesohet se aktori është futur në telashe...
  2. Familja Konomi, letër opinionit publik Vlorë- Kanë kaluar më shumë se dy muaj  që nga...
  3. Familja Clinton e pranishme në koncertin e Lady Gaga Konsiderohet gjerësisht si gruaja më e fuqishme në botë, por...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›