Moti i keq dëmton linjat , pa energji Korca e Përmeti
KORCE- Moti i keq me reshje të dendura bore dhe erë të fortë ka shkaktuar jo pak probleme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë në Korcë.
Mësohet se disa lagje të qytetit dhe më tepër se 20 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike që prej orëve të para të mëngjesit.
Grupet e punës së rregullimit të avarive të ngritura nga OSSH njoftojnë se po punohet për rikthimin e rrymës por moti i keq vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen.
Rreshjet e dëborës vazhdojnë të bien me intensitet duke bërë të pamundur rikthimin e energjisë elektrike në zonat e thella të cilat janë të izoluara.
Ndërkohë prej mëse 5 orësh edhe qyteti i Përmetit është zhytur në errësirë të plotë për shkak të këputjes së linjës së tensionit të lartë nga erërat e forta që kanë përfshirë qytetin. Mësohet se po punohet për rikthimin e energjisë.
(e.n/BalkanWeb)