Tërmeti në Kosovë 5.3 ballë, dëmtime të lehta në Mitrovicë
PRISHTINë- Pas tërmetit 5.2 ballësh që goditi në orën 14:38 Kosovën, me epiqendër 6 kilometra në juglindje të Istogut, që u ndje në tërë territorin, njoftohet për disa dëme materiale në Mitrovicë.
Mësohet se si rezultat i lëkundjeve, muret e stacionit të policisë në jug të qytetit dhe dy shtëpi në fshatin Trepçë, janë çarë.
Komandanti i stacionit të policisë në jug të Mitrovicës, kapiteni Bashkim Spahiu, tha se si pasojë e dridhjes së tokës objekti ka pësuar dëme të dukshme. Ai theksoi se personeli është zhvendosur për shkaqe sigurie.
Sipas njoftimeve të mediave, edhe pse epiqendra e termetit ka qenë në Istog, ku "është shënuar dridhje e fuqishme e tokës", në këtë rajon nuk ka pasur dëme materiale në objektet e banimit.
Në shumë shkolla të Kosovës, përfshirë kryeqytetin Prishtinën, pas rënies së tërmetit mësimi është ndërprerë dhe nuk është mbajtur më gjatë pasditës së sotme.
(e.n/BalkanWeb)