"Galeria", në pranga 3 të rinj, akuzohen për trafik droge
PëRRENJAS- Tre persona janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit, bëjnë të ditur se në orët e para të mëngjesit të sotëm u finalizua me sukses operacioni i koduar "Galeria", ku u bë i mundur arrestimi i shtetasve Bekim Leka, 17 vjeç, Ervis Mekshi, 19 vjeç, si dhe Olsi Hasanymeri, 39 vjeç, që të tre me banim në qytetin e Përrenjasit".
Mësohet se arrestimi i tyre u bë në hyrje të qytetit të Përrenjasit. Gjatë një kontrolli të ushtruar në një mjet të rastit, ku ndodheshin këta të rinj, atyre iu gjet dhe sekuestrua 1 kilogram lëndë narkotike e llojit "kanabis sativa”.
Policia bëri të ditur se lëndën narkotike, shtetasi Bekim Leka e kishte marrë në qytetin e Ersekës.
(e.n/BalkanWeb)